Leclerc: Kjo fundjavë në Brazil është e gjatë

Formula 1

Leclerc: Kjo fundjavë në Brazil është e gjatë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:58
Pamje nga një garë

Edhe pse këtë sezon të Formula 1 ka arritur të çojë disa herë makinën Ferrari në “pole position”, piloti monogask Charles Leclerc nuk ka mundur të fitojë.

Madje piloti i “kokëkuqes” nuk ka një marrëdhënie të mirë me “pole position”, pasi në shumicën e rasteve që është nisur i pari nuk e ka fituar garën.

“Ritmi i garës është ende një ngërç për ne. Kam siguruar “pole” në dy garat e fundit, por s’ka mjaftuar për të fituar.

Përparësi për ne mbetet dita e diel, pasi aty duhet të bëjmë sa më shumë pikë. Do të repferoja të mbërrija i pari në garë dhe jo në provat zyrtare”, u shpreh nga Brazili, Charles Leclerc.

“Duhet të gjejmë disa paraqitje të mira, që të na japin fitoren në garë. është e vështirë të parashikosh se si do të shkojë një fundjavë, sidomos kur në mes janë edhe garat sprint.

Provat e lira janë të rëndësishme për të grumbulluar sa më shumë informacion”, tha Leclerc.

“Në garën sprint, nëse bën një gabim në përshtatjen e makinës, nuk mund të rikuperosh më. Mua më pëlqen ky format.

Kjo fundjavë në Brazil është e gjatë dhe e vështirë. Na duhet të rikuperojmë sa më shumë pikë për t’iu afruar Mercedes, që është favorite këtu”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat