​Verstappen thyen rekord historik në Formula 1

Formula 1

​Verstappen thyen rekord historik në Formula 1

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 09:42
​Verstappen thyen rekord historik në Formula 1

Max Verstappen theu një tjetër rekord të pabesueshëm në Formula 1 teksa fitoi në Çmimin e Madh të Brazilit të së dielës.

Kampioni i botës i mbijetoi një fillimi kaotik të garës për të arritur në një fitore tjetër në Interlagos.

Ai tani ka fituar 17 nga 20 garat e deritanishme këtë sezon, dhe kjo do të thotë se pavarësisht se çfarë do të ndodhë në dy garat e fundit të vitit, ai do të ketë një përqindje prej pak më shumë se 77 përqind.

Kjo thyen rekordin për përqindjen më të lartë të fitoreve për një sezon F1, i cili qëndronte në 75% dhe mbahej nga Alberto Ascari që nga viti 1952.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat