Wolff: Kemi gabuar diçka në aspektin mekanik

Formula 1

Wolff: Kemi gabuar diçka në aspektin mekanik

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:36
Pamje nga një garë

Gara e fundit në Formula 1 zhvilluar në Brazil ishte një dështim për makinën Mercedes, që kishte fituar në këtë pistë dy sezonet e mëparshme (2021 e 2022). Por këtë vit makina gjermane nuk arriti të përfundojë dot garën me George Russell, ndërsa Lewis Hamilton u klasifikua i teti.

Rezultate shumë larg pritshmërisë, ndaj shefi i Mercedes, Toto Wolff, u shpreh: “Mund të ndodhë që te kesh luhatje, por nuk mund të shkosh nga makina gati më e shpejtë në pistë në vendin e tetë. Personalisht, kjo është fundjava më e keqe në 13 vitet e fundit. Është totalisht e papranueshme nga ana jonë”.

“Kemi një strukturë të mirë dhe një ekip solid, por në garën e fundit asgjë nuk ishte solide.

Kaluam nga dy vende të dyta të arritura në garat e mëparshme në një krizë në Brazil.

Kjo nuk është një gjë e mirë. Ndoshta makina nuk ishte mjaftueshëm e përshtatshme për këtë pistë”, tha Wolff.

“Mendoj se kemi gabuar diçka në aspektin mekanik.

Nuk ka mundësi që një makinë e shpejtë dhe e ekuilibruar si e jona të zhduket totalisht në këtë garë.

Si ka mundësi? Kemi nisur të analizojmë të dhënat dhe makinën për të zbuluar shkakun dhe të reagojmë në garën e radhës”, u shpreh Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat