Në Las Vegas shkojnë më shumë për “show”

Formula 1

Në Las Vegas shkojnë më shumë për “show”

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:51
Pamje nga një garë

Pas tri garish radhazi, Formula 1 këtë fundjavë është pushim.

Gara e radhës do të jetë pas 10 ditësh në Las Vegas, një pistë qytetase që rikthehet në kalendari pasj 40 vitesh.

Njëvendëshet e Formula 1 do të garojnë në rrugët e Las Vegas, në një garë me drita që parashikohet të jetë spektakolare.

Pista do të jetë e gjatë 6,201 metra, kryesisht me pjesë të drejta të gjata, të ndërprera nga kthesa të avashta. Në prag të kësaj gare ka folur Max Verstappen, kampioni i botës në fuqi. “Para së gjithash, aty do të shkojmë më shumë për spektaklin se sa për vetë garën”, tha holandezi i Red Bull Racing.

“Jam mjaft kurioz për këtë garë dhe këtë pistë edhe pse duket se do të shkojmë aty për të luajtur kazino e më pas do të largohemi, siç bëjnë të gjithë ata që shkojnë në Las Vegas.

Pista duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u mësuar edhe pse ka disa kthesa që duhen pilotuar me kujdes”, tha Max Verstappen.

“Mendoj se do të jetë një garë me shumë parakalime, pasi ka disa vende ku mund të kryhen ato.

Të shohim se si do të jetë asfalti dhe si do të përshtaten makinat e gomat aty. Pjesët e drejta janë të gjata dhe të lehta për të arritur njëri-tjetrin e për të parakaluar. Të shohim”, u shpreh Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat