Nuk ka justifikime

Formula 1

Nuk ka justifikime

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:18
Pamje nga një garë

Marc Marquez mezi po pret të drejtojë një Ducati. Pas vështirësive të hasura në vitet e fundit me Hondën, piloti spanjoll është gati për një ndryshim në karrierën e tij, i rrënuar nga dëmtimet dhe problemet me motorin Honda.

“Tek Honda ishte kthyer në një makth të vërtetë që nga viti 2020, por vetëm koha do të tregojë nëse vendimi për të shkuar te Ducati do të jetë i duhuri”, - shpjegoi ish-kampioni i botës në një intervistë dhënë për faqen e MotoGP.

Sezoni nuk ka mbaruar ende, por Marquez është gati t'i bashkohet skuadrës Gresini ku do të thirret për të përballuar një sfidë të vështirë, por jo të pamundur, pra për të fituar Kampionatin Botëror.

"Gjithmonë ka dyshime pas marrjes së një vendimi të rëndësishëm.

Eshtë e vështirë të ndryshosh motorin dhe të fitosh menjëherë. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që në vitin 2024 do të ngas motorin më të mirë, për këtë arsye nuk do të kem justifikime. Tre drejtuesit më të mirë në Kampionatin Botëror janë të gjithë te Ducati”, - nënvizoi piloti spanjoll.

Ndërkohë, Marquez nuk ndalet dhe po përgatitet të përballet me tre garat e fundit të sezonit që do të vendosin për fatin e kampionatit me Francesco Bagnaia dhe Jorge Martin në garën për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat