Ricciardo: Goma fluturoi sipër kokës time

Formula 1

Ricciardo: Goma fluturoi sipër kokës time

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:25
Pamje nga një garë

Gara e fundit e Formula 1 në Brazil pati një aksident të frikshëm në kthesën e parë, teksa u përplasën makinat e Alex Albon dhe Kevin Magnussen.

Por nëse kontakti mes tyre ishte disi normal, ajo që tremni më shumë fansat ishte një gomë që fluturoi në pistën.

Goma e makinës së Albon fluturoi mbi makinën e Daniel Ricciardo, duke e goditur atë në pjesën e pasme.

“Pashë një aksident të madh para meje dhe në pistë kishte shumë mbeturina.

Pashë një gomë që u shkëput dhe që nisi të fluturojë në ajër”, kujton Ricciardo.

“Mbaj mend që instiktivisht ula kokën për të evituar që goma të më godiste në kokë edhe pse kisha sistemin “halo” mbi kokë. Isha i lumtur që në atë moment goma nuk më goditi edhe pse ndjeva që diçka u prish pas meje dhe pashë që ajo gomë më kishte goditur makinën në pjesën e pasme, rreth gjysmë metri larg kokës time”, tha Ricciardo.

“Isha i mërzitur pasi makina ishte dëmtuar dhe gara ime ishte kompromentuar, por nga ana tjetër isha i lumtur që ajo gomë nuk më goditi në kokë. Janë aksidente të garës që mund të kenë pasoja”, u shpreh Daniel Ricciardo, që garon me Alpha Tauri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat