Dorëzohet

Formula 1

Dorëzohet

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 14:53
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton e pret me padurim garën e Las Vegas në Formula 1, teksa për herë të parë do të garojë në rrugët qytetase të kësaj piste. Ai ka misionin e rëndësishëm për të ndihmuar Mercedes të ruajë vendin e dytë për konstruktorë, në një duel me Ferrari.

Gjithsesi, Hamilton është i vetëdijshëm se të fitojë në këtë pistë apo këtë sezon, në dy garat e mbetura, është një mision i pamundur. “E dimë se çfarë nuk funksionoi në Brazil dhe mësuam nga ato gabime.

Nuk e dimë ende se si do të funksionojë makina në Las Vegas, ka shumë të panjohura që do t’i zbulojmë gjatë rrugës”, tha Hamilton.

“Ne do të duelojmë me Ferrari për të qëndruar para tyre në renditje.

Makina që kemi këtë sezon nuk mund të fitojë asnjë garë, këtë e dimë edhe pse kjo është një pistë ku të gjithë nisemi si të barabartë.

Ndaj mendoj se duhet të punojmë më shumë për 2024-ën”, tha Hamilton.

Duke folur për sezonin e ardhshëm, ai shtoi: “Kemi punuar shumë këtë vit për të ardhmen.

Shumë departamente kanë bërë ndryshime, për të patur një makinë më të mirë. Gjithsesi, të fokusohemi të dy garat e fundit, pasi kemi një mision për të përmbushur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat