F1 në Las Vegas nis me probleme

Formula 1

F1 në Las Vegas nis me probleme

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:29
Pamje nga pista

Sesioni i parë i provave të lira të vlefshme për garën e Las Vegas në Formula 1 është ndalur pas vetëm 10 minutash.

Një tub i shkarkimit të ujit që ndodhej në pistë ka shpërthyer papritur, duke goditur nga poshtë makinën e pilotit spanjoll të Ferrari, Carlos Sainz, që po kalonte në pistë në ato momente. Goditja ishte e fuqishme.

Në pistë u hap një vrimë, që pritet të sistemohet orët në vijim, por komisarët valëvitën flamujt e kuq, duke mbyllur shumë shpejt provat e lira.

Probleme edhe për makinën e pilotit spanjoll, që u dëmtua nga ajo goditje e fortë që mori nga poshtë dhe me shumë gjasa nuk do të marrë pjesë në sesionin e dytë të provave të lira.

“Pjesa e poshtme e makinës është shkatërruar plotësisht, motorin dhe baterinë. Kjo është e papranueshme, që të ndodhë një incident i tillë në një garë të Formula 1. Duhet shumë punë për të rip[aruar makinën”, tha Frederik Vasseur, shefi i Ferrari.

Në ato 10 minuta që makinat zbritën në pistë, kohën më të shpejtë e regjistroi Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari, që dha kohën 1’40”909, por pothuajse të gjithë pilotët nuk morën asnjë informacion nga ato pak minuta. Të gjithë mbetën të zhgënjyer nga ajo që ndodhi në pistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat