Ferrari  shkëlqen në Las Vegas

Formula 1

Ferrari  shkëlqen në Las Vegas

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:50
Ferrari 

Ferrari bën dopietë, me Sainz i cili megjithatë do të niset nga vendi i 12-të

Një super Ferrari dhe një Charles Leclerc madhështor pushtojnë pole position në Las Vegas GP, faza e parafundit e sezonit F1. Në pistën shumë të shpejtë të qytetit amerikan, Monegasku konfirmoi formën e tij duke rrëmbyer vendin e parë, duke e ndalur kohën në 1:32.726, duke mposhtur shokun e tij të skuadrës Carlos Sainz me vetëm 44 të mijëta.

Mund të kishte qenë rreshti i parë i të kuqve, por spanjolli do të startojë i 12-ti për shkak të dënimit të vendosur ndaj tij për ndërrimin e baterisë.

Max Verstappen përfitoi nga kjo dhe u ngjit në vendin e dytë në rrjet, përpara Mercedes të George Russell dhe Alpine të Gasly. Kualifikuese zhgënjyes për Hamilton dhe Perez, të dy të përjashtuar nga Q3 dhe të detyruar të startojnë në vendin e 10-të dhe të 11-të përpara Ferrarit të Sainz-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat