Lëklerk ambicioz: Shpresojmë të fitojmë

Formula 1

Lëklerk ambicioz: Shpresojmë të fitojmë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 14:54
Pamje nga gara

“Jam shumë i lumtur pasi në Las Vegas garohet për herë të parë dhe ne nisim këtë garë nga vendi i parë.

Më vjen keq për xhirot që bëra në pjesën e tretë të kualifikueseve”, tha Sharl Lëklerk pasi rregjistroi kohën më të shpejtë në provar zyrtare të Çmimit të Madh të Las Vegasit.

“Ishte me shumë rëndësi për ne që të merrnim një sinjal të mirë nga vetura.

Jemi në rrugën e duhur tani për të ndërtuar diçka të madhe pasi sinjalet janë mjaft pozitive”, komentoi monegasku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat