Gara e Las Vegas regjistron rekordin e parakalimeve në pistë të thatë

Formula 1

Gara e Las Vegas regjistron rekordin e parakalimeve në pistë të thatë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 12:13
Pamje nga gara

Gara e fundit e Formula 1 në Las Vegas ka dhuruar rekordin sezonal të parakalimeve në një pistë të thatë.

Në total, u kryen 99 parakalime nga ana e pilotëve, me Lewis Hamilton që mban rekordin, me 15 të tilla në këtë garë. Ndërsa piloti që u parakalua më shpesh është Zhou, plot 13 herë.

Kishte 7 vjet që nuk arrihej kjo shifër e lartë parakalimesh në një pistë të thatë, që nga gara e Kinës (2016), që mban rekordin me 170 parakalime. Kjo u mundësua edhe nga pista e gjerë dhe me shumë pjesë të drejta, që lehtësonte parakalimet.

Rekordin sezonal të parakalimeve e mban gara e Zandvoort, në Holandë, më 188 parakalime. Gjithsesi, kjo garë u zhvllua në pistë me shi, çka favorizon parakalimet, ndërsa gara amerikane nuk pati nevojë për pistë të lagur. Kurrë më parë një pistë, në debutimin e saj në Formula 1, kishte arritur kaq shumë parakalime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat