Verstappen dhe Hamilton shokë skuadre?

Formula 1

Verstappen dhe Hamilton shokë skuadre?

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:51
Verstappen

Max Verstappen dhe Lewis Hamilton asnjëherë nuk do të mund të garojnë për të njëjtën makinë. Diçka të tillë e ka deklaruar holandezi, para garës së fundit të sezonit që do të zhvillohet këtë fundjavë në Abu Dabi.

“Unë në të njëjtën skuderi me Hamilton? Kjo gjë s’ka për të ndodhur kurrë. Ndaj, herë tjetër mos më pyesni për këtë gjë”, u shpreh kampioni i trefishtë në garat e shpejtësisë. Piloti i RedBullit vazhdon:

“Në Formula ka mjaft pilotë të tjerë – të cilët janë miqtë e mi – që meritojnë një shans të pilotojnë një makinë si Red Bulli. Hamilton është 41 vjeç, ndaj është pak vonë për të krijuar një ‘Dream Team’ së bashku”, u shpreh Verstappen./

Në garën e fundit marrëdhënia mes dy pilotëve u kris për shkak të përplasjeve në pistë, por jashtë saj gjithmonë kanë treguar respekt deri më tani.

26-vjeçari ka arritur të fitojë 3 tituj botërorë radhazi, ndërsa synon që të arrijë rekordmenët Hamilton dhe Michael Schumacher, të cilët kanë nga 7 tituj të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat