Francesco Bagnaia kampion në “MotoGP”

Formula 1

Francesco Bagnaia kampion në “MotoGP”

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 00:09
Francesco Bagnaia

“MotoGp” ka një kampion të ri, por emri nuk ndryshon, Francesco Bagnaia.

Pas titullit në sezonin e shkuar, piloti italian konfirmon veten në fronin e garës më spektakolare të motorrave. 26-vjeçari triumfoi në çmimin e Madh të Valencias për të kompletuar kështu titullin e dytë kampion bote.

Aksidenti në fillim të garës mes Jorge Martin dhe Marc Marquez i hapi udhë fitores së italianit, që përfitoi dhe mori komandën.

Bagnaia e mbylli kampionatin në kuotën e 467 pikëve, distancuar me 39 nga Horge Martin, që nuk arriti të shkaktojë befasinë dhe t’i heq nga duart titullin e dytë kampion bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat