Hamilton thumbon Verstappenin

Formula 1

Hamilton thumbon Verstappenin

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:49
Hamilton

45 gara pa fitore janë shumë për një pilot që në karrierën e tij ka arritur 103 fitore në Formula 1.

Për 7 herë kampionin e botës, britanikun Lewis Hamilton, fitorja në Formula 1 mungon që nga gara e Arabisë Saudite në vitin 2021. Në dy vitet e fundit ai është detyruar të pranojë dominimin e Red Bull, duke sjellë edhe pasiguri në të ardhmen e tij.

Në një intervistë për BBC, piloti britanik i Mercedes pranon se situata nuk ka qenë aspak e mirë, por nuk dorëzohet dhe i lëshon sfidën Red Bull për vitin 2024. “Kur kalon sezone të vështira si ky i fundit, vjen një moment që pyet veten se cili është problem, unë apo makina? A kam ende shans për të fituar? A ka mbaruar epoka ime?”, u shpreh Lewis Hamilton.

“Edhe unë jam njerëzor si të gjithë, më mungon ajo magji që më ndihmonte dikur.

Ky sezon nisi keq që në fillim dhe që në Bahrein e kuptova se do të ishte një vit i gjatë për ne. Ishim në rrugën e gabuar dhe kjo na krijonte nervozizëm. Kisha kërkuar që në fillim disa modifikime në makinë që nuk u bënë kurrë, pasi askush nuk e kuptonte ku ishte problem”, tha 7 herë kampioni i botës  në Formula 1.

“Përvoja e vitit 2022 na ndihmoi për të qenë optimistë.

i sigurtë se do të arrijmë aty ku duhet edhe pse s’ka për të qenë e lehtë. Verstappen këtë vit fitoi një titull pa djersitur shumë.

Mjafton të shohësh të dhënat. Kur e ndiqja në Austin dukej se e kontrollonte pa probleme makinën. Kjo tregon se ishte në pozita të mira.

Të fitoj një titull të tetë është një motivim për mua”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat