Elkann zbulon të ardhmen e dy pilotëve të “kokëkuqes”

Formula 1

Elkann zbulon të ardhmen e dy pilotëve të “kokëkuqes”

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:59
Carlos Sainz

Presidentin John Elkann zbulon të ardhmen e dy pilotëve të “kokëkuqes”!

E ardhmja e dy pilotëve të Ferrari, Carlos Sainz dhe Charles Leclerc, duket se është e sigurtë. I këtij mendimi është presidenti i “kokëkuqes” John Elkann, që pas përfundimit të këtij sezoni ka folur për të ardhmen.

Kontrata aktuale skadon në fund të vitit 2024.

“Është e sigurtë që Sainz dhe Leclerc do të qëndrojnë këtu. Ky sezon ishte zhgënjyes, pasi u renditëm në vendin e tretë në kampionat dhe jo të dytët, siç shpresonim. Por në çerekun e fundit të sezonit mund të duelonim me Red Bull dhe realizuam shumë “pole position”, tha Elkann.

“Për sezonin e ardhshëm na duhet të marrim gjithçka pozitive që arritëm, për të kërkuar akoma më shumë nga vetja.

Objektivi duhet të jetë që ato “pole” që arritëm t’i kthejmë në fitore”, u shpreh Elkann.

Më herët, drejtori sportiv i Ferrari, Frederick Vasseur, u shpreh se këtë dimët do të diskutojnë me të dy pilotët për të rinovuar kontratën. Dyshja Sainz-Leclerc konsiderohet si një nga dyshet më të ekuilibruara të pilotëve në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat