Gati kontrata e re, Ferrari “blindon” Lëklerk

Formula 1

Gati kontrata e re, Ferrari “blindon” Lëklerk

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 20:10
Lëklerk

Ferrari ka ende besim se Sharl Lëklerk është i duhuri për të ardhmen. Ashtu siç lajmëroi pak ditë më parë “la Gazzetta dello Sport” mes monegaskut dhe skuderisë italiane tratativat janë në një stad të avancuar madje firma thuhet se është vetëm një formalitet.

Kontrata aktuale mes palëve mbaron në 2024-ën, por me akordin e ri Lëklerk qëndron me Ferrarin deri më 2029-ën. Sipas gazetës të njohur italiane me akordin e ri monegasku bëhet njëri nga pilotët më të pasur të cirkuitit pasi nëpërmjet kontratës së re ai përfiton deri në 50 milionë euro në sezon.

Mësohet se shifrat e pagesës janë mjaft të larta. Lëklerk do të nisë të paguhet me 25 milionë euro në sezonin që vjen dhe deri në fund të kontratës pra dëri në 2029-ën paga tij do të vijë në rritje deri në 50 milionë euro.

Ndryshe është situata kontraktuale për Karlos Sainz, i cili është shumë larg akordit me drejtuesit e Ferrari-t.

Spanjolli ashtu si Lëklerk ka hyrë në sezonin e fundit të kontratës, por ndryshe nga shoku i ekipit duket se nuk ka besimin e skuderisë italiane. Kjo e fundit i ka ofruar rinovimin e akordin për një vit ndërsa vetë piloti shpresonte në një akord të ri 2-vjeçar. 

Mësohet se për momentin Ferrari nuk kërkon të lidhet për një kohë të gjatë me iberikun pasi shpreson të shikojë se çfarë mundësishë mund t’i oforjë tregu i pilotëve pas një viti.

Thuhet se Ferrari-t i pëlqen shumë një profil si ai i Lando Norrist, i cili mbyll kontratën me McLaren pikërisht në 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat