Formula 1 zyrtarizon garat sprint për sezonin e ardhshëm

Formula 1

Formula 1 zyrtarizon garat sprint për sezonin e ardhshëm

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:15
Pamje nga një garë

Edhe vitin 2024 do të jenë 6 garat sprint që do të zhvillohen përgjatë gjithë sezonit. Lajmin e zyrtarizoi Formula 1, që konfirmoi edhe pistat ku do të garohet si ditën e shtunë ashtu dhe atë të diel. Garat sprint do të zhvillohen në Kinë, Majami, Austri, Amerikë, Brazil dhe Katar.

Për garën e Austrisë (pista e Spielberg) dhe atë të Brazilit (pista e San Paolo), kjo është hera e tretë që organizojnë garën sprint. Për pistat e Ostin (Amerikë) dhe Losail (Katar) do të jetë hera e dytë, si dhe hera e parë për garat e Kinës dhe Majamit.

Garat sprint, të gjata 100km, organizohen për t’i dhënë më shumë argëtim publikut.

Pilotët që renditen në tetë vendet e para marrin pikë në garën sprint. Edhe këtë vit garat sprint ishin gjashtë, një rrisi kjo që është aplikuar për herë të parë në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat