FIA hap hetim për Totto Wolf dhe bashkëshorten e tij Susie!

Formula 1

FIA hap hetim për Totto Wolf dhe bashkëshorten e tij Susie!

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:07
Totto Wolf - majtas

Totto Wolf dhe bashkëshortja e tij, Susie Stoddart, janë nën hetim nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit. Dyshimi, i denoncuar dhe nga skuadra të tjera, është ai i konfliktit të interesit. Bashkëshortja e Totto Wolf, është administratore e Formula 1 Academi, dhe FOM kampionat femëror i garave, për të cilin i referon Stefano Domenicalit, President dhe Shef Ekzekutiv i Formula Një.

Drejtuesja në këtë mënyrë ka akses në informacione që dyshohet se mund t’ja ketë dhënë burrit të saj, që sic dihet është shefi i Mercedes. Lajmi u bë i ditur nga një revistë, Businnes F1, ndërkohë që Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, doli me një komunikatë të mjegullt ku flet për hetimin e një shefi skuadre por pa cituar asnjë nga bashkëshortët Wolf.

“Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, është në dijeni të spekulimeve të mediave në lidhje me akuzën e furnizimit të informacioneve të rezervuara, të transmetuara te përgjegjësi i një skuadre të Formula Një nga një anëtar i personelit të FOM. Departimenti po ekzaminon cështjen”, shkruhet në komunikatën e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, e cila shkaktui reagime të ndryshme, si nga Mercedes ashtu dhe nga Formula Një, që përgjigjet po nëpërmjet një komunikate ku shkruan:

” Marrim akt nga deklarata publike e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, që nuk ishte ndarë paraprakisht me ne. Kemi besim të plotë se akuzat janë të pabazuara dhe ne kemi procese solide dhe procedura që garantojnë ndarjen e informacioneve e po ashtu dhe përgjegjshmërinë në rast të një konflikti potencial interesi.

Besojmë se asnjë anëtar i stafit tonë nuk është i përgjegjshëm për shpërndarjen e pa autorizuar të informacioneve te një shef skuadra, dhe paralajmërojmë këdo që bën akuza të pakujdeshmë dhe të rënda pa asnjë argument”. Edhe Mercedes natyrisht hodhi poshtë cdo akuzë, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjë lajmërim në rrugë zyrtare nga departamenti i hetimit në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit në lidhje me çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat