Një periudhë e gjatë për një pilot që numëron mbi 100 fitore në Formula 1

Formula 1

Një periudhë e gjatë për një pilot që numëron mbi 100 fitore në Formula 1

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:59
Pamje nga një garë

Në vitin 2021, titulli i tetë kampion bote i iku nga duart në xhiron e fundit të sezonit dhe që nga ajo kohë, piloti britanik Lewis Hamilton nuk ka fituar më asnjë garë.

Një periudhë e gjatë për një pilot që numëron mbi 100 fitore në Formula 1 dhe 7 tituj kampionë bote.

Tashmë po dominon Red Bull, që këtë sezon fitoi 21 gara nga 22 në total.

Pavarësisht kësaj, Hamilton nuk heq dorë nga titulli i tetë. “Mendoj se fakti që kam rinovuar me Mercedes tregon për besimin që kam te kjo skuadër. Të jemi realist: Çdo pilot që garon në Formula 1 synon të shpallet kampion bote”, tha Hamilton.

“Të gjithë ëndërrojnë të kenë një makinë fituese. Kur isha i ri pilotoja një makinë me emër si McLaren, që ishte fituese, por më pas më pëlqeu sfida e Mercedes, një skuadër e re në Formula 1 që synonte të bënte shumë në këtë sport.

Kur ia dolëm mbanë ndjesia ishte e jashtëzakonshme”, tha Hamilton.

“Sot çdo pilot sheh Red Bull dhe dëshiron ta pilotjë atë makinë. Edhe mua më pëlqen. Kemi kaluar dy vite të vështira, por nëse punojmë për të qenë si ata do të jetë më e bukur se sa të fitojmë ashtu sikurse po bën Red Bull.

Dua të kem një makinë që t’i mund dhe të fitoj titullin e tetë kampion. Do të ishte më e bukur”, u shpreh Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat