Horner “këshillon” Ferrari-n

Formula 1

Horner “këshillon” Ferrari-n

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 16:34
Horner

Ditët e fundit është folur shumë për rinovimin e Charles Leclerc me ferrarin.

Piloti nga Monako vjen nga një sezon zhgënjyes me Ferrarin, veçanërisht duke marrë parasysh pritshmëritë në fillim të vitit.

Ai u godit shpesh nga fati i keq, gjë që nuk e ka lejuar të shprehet sa më mirë dhe të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë. Megjithatë, fundi i botërorit 2023 la shenja të mira dhe inkurajuese për të ardhmen e Leclerkut për të konkurruar ende me skuadrën e kuqe.

Kontrata e tij skadon në vitin 2024, e Ferrari pritet t’i ofrojë rinovimin së shpejti pilotit të vet. Edhe Christian Horner, drejtori i skuadrës së Red Bullit, i cili ndjek me kujdes dhe me shumë vëmendje çdo gjë që ndodh në Maranello, është i bindur se Leclerc dhe Ferrari do të rinovojnë kontratën sëbashku.

Madje ai nënvizon vlerat e Leclercut dhe se skuadra e kuqe do të bënte gabim nëse nuk do të zgjaste bashkëpunimin midis tyre.

"Rinovimi i kontratës së Leclerc me Ferrarin është një gjë krejtësisht e natyrshme. Ai është një pilot i madh dhe Vassër do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë, edhe sepse do të ishin të çmendur nëse nuk do ta zyrtarizonin marrëveshjen.

Nuk jam në dijeni për situatën e tij kontraktuale, por besoj se do të arrihet një marrëveshje” – tha drejtori i skuadrës së Red Bullit, Christian Horner, në një intervistë dhënë për Sky Sports, në lidhje me aferën që po përflitet për rinovimin e mundshëm të Charles Leclerc me Ferrarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat