Verstappen mesazh rivalëve

Formula 1

Verstappen mesazh rivalëve

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
Pamje nga një garë

Këtë vit arriti 19 fitore në 22 gara me makinën Red Bull (makina austriake arriti 21 fitore, edhe 2 me Perez), por kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Ai synon një tjetër vit triumfues e me rekorde të reja sezonin e ardhshëm, ku do të zhvillohen 24 gara.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së cmimeve, piloti holandez u dërgoi një mesazh rivalëve të tij, që të mos shpresojnë shumë vitin tjetër. “Normalisht, viti i ardhshëm nuk mund të jetë kaq i mirë sa ky që u mbyll. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për të fituar gjithnjë 20 gara, por për të përmirësuar më tej makinën tonë”, tha Verstappen.

“Kjo vlen edhe për mua, për t’u përmirësuar edhe më shumë. Nëse arrijmë të përmirësojmë edhe më tej makinën tonë dhe të duelojmë për kampionatin, mund të na mjaftojnë edhe 10 fitore. Konkurrenca është e madhe, ndaj pres që edhe ekipet e tjera të fitojnë më shumë, por Red Bull do të jetë aty”, u shpreh holandezi.

“Kemi qenë dominues me këtë makinë këtë vit, por pamë se kemi edhe disa pika të dobta ku do të përmirësohemi. Kjo gjë shpresoj të na bëjë edhe më shumë kompetitivë, ndaj jemi duke punuar fort për makinën e re. E thashë, nuk kanë rëndësi fitoret, por të jemi më mirë se vjet”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat