Leclerc: Ëndrra e jetës timë është të shpallem kampion bote

Formula 1

Leclerc: Ëndrra e jetës timë është të shpallem kampion bote

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:21
Leclerc

Charles Leclerc e ka përsëritur disa herë, por së fundi i ka premtuar sërish besnikëri Ferrari.

Kontrata e menegaskut me “kokëkuqen” skadon pas një viti, por gjasat janë që ajo të shtyhet deri në vitin 2029.

Duket se Leclerc është gati të presë për të fituar titullin kampion në Formula 1 me makinën italiane, pavarësisht problemeve që ajo ka shfaqur.

“Me kalimin e kohës jam bërë më i vjetër dhe më i pjekur. Nëse kam mësuar një gjë të Ferrari është durimi.

Ëndrra e jetës timë është të shpallem kampion bote me Ferrari dhe ky është objektivi për të cilin nuk sforcohem, por pres. Duhet të mendosh për një afat më të gjatë, ndaj ia vlen të presësh”, tha Leclerc.

Përveç durimit, monogasku ka mësuar të garojë edhe nën presion: “Ferrari është Ferrari dhe këtu ka një passion ndryshe. Kushdo që firmos një kontratë me këtë makinë, si një pilot apo një punonjës i thjashtë, duhet të pranojë se punon nën një presion ndryshe nga makinat e tjera. Për mua kjo s’është problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat