Vasseur rrëfehet: Sezon me dy fytyra

Formula 1

Vasseur rrëfehet: Sezon me dy fytyra

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:24
Pamje nga një garë

Drejtori sportiv i Ferrari, Frederic Vasseur, nuk arriti të merrte rezultatet që dëshironte në sezonin e tij të parë në krye të “kokëkuqes” në Formula 1.

Një vend i tretë për konstruktorë është një rezultat më i dobët se ai i një viti më parë. “Fillimi i sezonit ishte i vështirë, por më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës dhe fakti që  arritëm të rikuperonim”, tha Vasseur.

“Arritëm të realizojmë disa “pole position” në pjesën e fundit të sezonit dhe fituam në Singapor. Këtë gjë duhet ta ngulitim fort në mendje, pasi aftësia për të reaguar është e rëndësishme, në mënyrë që ta nisim sezonin e ardhshëm në këtë vazhdë”, u shpreh më tej drejtuesi francez i Ferrari.

Synonim vendin e dytë, ndaj fakti që u renditëm të tretët na mërzit.

Pjesa e fundit e sezonit ishte e mirë, nuk e humbëm vendin e dytë në garën e fundit. Nuk e shoh si një sfidë personale, por dua që skuadra të jetë më agresive, të marrë më shumë risqe mbi vete, ashtu sikurse bëmë pas pushimeve të verës”, tha Vasseur.

Në lidhje me kontratat e Leclerc dhe Sainz, që skadojnë pas një viti, Vaseur shtoi: “Nuk nxitohemi edhe pse këtë gjë duan të gjithë. Do ta bëjmë edhe këtë gjë, por do të nisim të bisedojmë me pilotët fillimisht.

Mendoj se ata ishin të rëndësishëm në këtë rikuperim që bëmë në pjesën e dytë të sezonit. Të dy kompletojnë dhe nxitin njëri-tjetrin për të marrë më të mirën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat