Ish - trajneri i Schumacher pesimist

Formula 1

Ish - trajneri i Schumacher pesimist

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 16:22
Michael Schumacher

Ish-trajneri i Michael Schumacher, Willi Weber ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka folur për shëndetin e ish-pilotit gjerman. Weber komentoi me nota pesimizmi gjendjen e Schumacher, teksa u shpreh se nuk mendon se mund ta shohim sërish Michael-in;

“E mendoj gjendjen e tij tani dhe fatkeqësisht nuk kam asnjë shpresë se mund ta shohim sërish. Kanë kaluar 10 vjet dhe nuk kemi marrë asnjë lajm të mirë. Nisur edhe nga deklaratat e gruas dhe djalit, Michael ende nuk mund të flasë”.

Weber u pyet më tej përsa i përket situatës aktuale të Schumacher, ku familja e tij nuk jep asnjë informacion në lidhje me shëndetin e tij;

“Ndjej pendesë që nuk e kam vizituar shpesh Michael-in. Duhet të shkoja më shpesh në spital. Schumacher më ka impresionuar gjithnjë, në këtë moment nuk kemi ç’të bëjmë më”.

Weber foli edhe për karrierën e djalit të Michaelit, Mick, ku theksoi se kjo ka qenë ëndrra e madhe e babait të tij;

“Michael gjithnjë ka dashur që djali i tij të garonte në Formula 1. Nëse ai do të ishte prezent, skuderia e Haas nuk do të sillej kështu me Mick. Duhej një shans i dyë për të”.

Michael Schumacher u aksidentua 10 vjet më parë në pistën e skive në Meribel, ku po pushonte me familjen e tij. Që nga ai moment dyshime të forta mbi shëndetin e tij dhe familjarët që japin shumë pak informacion, bëjnë që të apasionuarit pas Formula 1 dhe jo vetëm të jenë të shqetësuar për gjendjen e ish-pilotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat