Imola e Monza, kushte për rinovim

Formula 1

Imola e Monza, kushte për rinovim

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:45
Pamje nga një garë

Domenicali: “Burokracitë po zvarrisin vendimin për të ardhmen”

Pavarësisht momentit jo shumë pozitiv të Ferrarit, në Itali, Formula 1, ka gjithmonë një tërheqje të madhe.

E tifozët e Ferrarit, janë gjithnjë të pranishëm në çdo garë që zhvillohet në Itali.

Që nga viti 2020, përveç Çmimit të Madh të Monzas, në kalendar është rikthyer edhe ai në Imola, i cili këtë vit nuk u mbajt për shkak të përmbytjes që goditi Emilia Romagna-n.

Por vëmendja është drejtuar te çështja e rinovimit të kontratave, e cila duket paksa e ndërlikuar, pasi F1 u ka  kërkuar të bëhen disa ndryshime konstruktive në të dy pistat italiane. E deri tani pengesë janë bërë burokracitë.

“Për sa i përket situatës në lidhje me rinovimin e Imolas dhe Monzës, ne jemi duke negociuar, por na duhen ndryshime n] disa elementë për ta çuar përpara këtë negociatë.

Të dy pistat duhet të bëjnë disa ndryshime dhe projektet për to janë miratuar. Tani jemi në dhjetor dhe puna në Monza duhej të fillonte menjëherë pas përfundimit të Çmimit të Madh.

Janë pak vonë dhe punimet për të bërë ndryshimet e duhura duhet të fillojnë sa më shpejt. E imja është një shtytje konstruktive, ndaj burokracitë e brendshme nuk mund të ndalojnë projekte të caktuara”.

Ndërsa pista në Imola duhet thjesht të kthehet në normalitet pas mbetjeve të shumta që lanë përmbytjet. Kështu është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Formula 1, Stefano Domenicali, gjatë një interviste..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat