Te “kokëkuqja” të dorëzuar

Formula 1

Te “kokëkuqja” të dorëzuar

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:59
Pamje nga një garë

Të gjitha skuadrat përpiqen të ndalin dominimin e Red Bull, por nuk e kanë të lehtë. 21 fitoret në 22 gara të këtij sezoni janë fakt se makina austriake është e paarritshme dhe ky dominim pritet të vijojë edhe vitin tjetër.

Frederic Vasseur, shefi i Ferrari, duke folur për të ardhmen konfirmon se për “kokëkuqen” do të jetë e vështirë të arrijë Red Bull. “Mundësia më e mirë është të ndalim këtë cikël. Në Formula 1 sot garohet me cikle dhe tani është radha e Red Bull.

Këtë gjë e tregojnë 25 vitet e fundit të këtij sporti”, tha Vasseur.

“Duke parë rregulloret, mendoj se duke nisur nga viti 2026 mund të ndalim këtë cikël, kur të ndërtohen makinat e reja.

Ne do të shohim se di do të zhvillojmë makinën tonë në dy vitet që vijojnë, duke patur si objektiv atë sezon.

Natyrisht që ne nuk heqim dorë edhe nga sezoni që vjen”, tha shefi i Ferrari.

“Tema më e rëndësishme për ne që duam të kapim Red Bull është viti 2026. Duhet të përgatitemi mirë për atë moment, pasi është një shans i mirë për të rikthyer Ferrarin fitues që duam dhe njohim të gjithë”, tha Vasseur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat