Të gjithë kanë mësuar nga gabimet e tyre

Formula 1

Të gjithë kanë mësuar nga gabimet e tyre

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:39
Pamje nga një garë

Pas një sezoni ku Red Bull Racing dominoi në pistat e Formula 1, ku fitoi 21 nga 22 garat e zhvilluara, pritet që viti i ardhshëm të ketë më shumë rivalitet.

Kështu mendon piloti holandez Max Verstappen, që fitoi 19 gara, duke u shpallur kampion bote për pilotë për të tretën herë.

“Rivalët nuk janë budallenj. Ata janë duke mësuar nga gabimet e tyre dhe po na kopjojnë.

Sa më gjatë që janë në fuqi disa rregulla aq më shumë do të reduktohen diferencat mes makinave. Të gjithë përpiqen të zhvillojnë makinën e tyre dhe të na afrohen sa më shumë”, tha Verstappen.

“Për fat, ne e nisëm mirë zhvillimin e kësaj makine në vitin 2022, por sezonin tjetër do të jemi të gjithë të barabartë në pistë.

Unë nuk mund të parashikoj se cila skuadër do të afrohet më shumë, pasi këtë vit rivalët tanë patën shumë luhatje në pistë”, u shpreh holandezi i Red Bull.

“Deri sa të zhvillohen testet dimërore në Bahrein do të jemi të gjithë me hamendësime, por unë shpresoj që asnjë makinë të mos na afrohet mjaftueshëm. Edhe ne do të punojmë për të zhvilluar më tej makinën tonë, për të vijuar serinë pozitive”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat