Verstappen, kampion i trefishtë botëror në Formula 1

Formula 1

Verstappen, kampion i trefishtë botëror në Formula 1

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:48
Pamje nga një garë

Ngasësi holandez e siguroi titullin e tretë të kampionit në këtë sport me plot adrenalinë pas triumfit që e pati në Qatar Grand Prix.

Ai i la prapa Sergio Perezin dhe Lewis Hamiltonin, të cilët e mbyllën sezonin në pozitat dy dhe tre.

26 vjeçari i theu disa rekorde në sezonin që përfundoi në fund të nëntorit.

Ai i fitoi plot 19 gara në sezonin e fundit, duke e thyer rekordin e tij prej 15 triumfesh të vitit 2022.

Ishte po ashtu 21 herë në podium.

Gjithashtu, ai e theu edhe rekordin e Sebastian Vettel duke i fituar radhazi 10 gara në Formula 1.

Në total, Verstappen i fitoi 86.36% të garave, një statistikë e jashtëzakonshme kjo.

Ai i shënoi katër fitoret më të shpejta të sezonit, më së shumti pikë në renditje – plot 575 dhe përqindjen më të lart të pikëve – 92.7%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat