Hamilton synon titullin e tetë

Formula 1

Hamilton synon titullin e tetë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:20
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, me rinovimin e kontratës me makinën Mercedes, ka të garantuar se do të garojë deri në moshën 40-vjeçare.

Ai është piloti i dytë më i vjetër në pistë pas Fernando Alonso (42 vjeç).

Por a do ta shohim pilotin britanik përtej moshës 40 vjeç në pistë?

“Ajo që kam mësuar në gjithë këto vite është se kurrë mos thuaj kurrë.

Unë nuk kisha menduar kurrë më parë se do të garoja deri në këtë moshë, pasi janë sezone të gjata dhe të lodhshme”, tha Hamilton.

“U bë një kohë e gjatë që jam larg të tjerëve, miqve e familjes.

Tashmë 16 vjet që garoj. Gjithsesi, më pëlqen të garoj, më pëlqen ende të hipi në makinë dhe të zbres në pistat e Formula 1”, u shpreh piloti britanik.

Ai synon titullin  e tetë kampion bote dhe këtë mund ta bëjë përtej moshës 40-vjeçare, për t’u bërë kampioni më i vjetër në moshë.

“Kur e shoh makinën në garazh para një gare si dhe gjithë ata persona përreth meje që më mbështesin, buzëqesh. Është njësoj si ditën e parë kur kam ardhur në Formula 1”, tha Hamilton, piloti me më shumë fitore, 103 të tilla.

“Nuk është e lehtë të jesh në majë, të punosh fort, të styërvitesh çdo ditë dhe të arrish rezultate.

Ka shumë presion. Kur fitoj një garë thonë se jam 7 herë kampion bote, kur nuk fitoj më kritikojnë. Në këtë pikë të jetës nuk kam se çfarë të humbas”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat