Skuadra punon edhe për rinovimin e kontratës

Formula 1

Skuadra punon edhe për rinovimin e kontratës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 12:44
Ferrari

Më 13 shkurt, Ferrari do të nisë sezonin 2024 të Formula 1, me shpresën që të jetë më kompetitive në pistë. Gjithashtu, skuadra punon edhe për rinovimin e kontratës së dy pilotëve të saj, Charles Leclerc e Carlos Sainz, kontratë e cila skadon në fund të këtij viti.

Ai që ka folur për dyshen e “kokëkuqes” është Ralf Schumacher, që nuk është aspak dashamirës karshi tyre, duke përdorur tone të ashpra: “Me këta dy pilotë nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë në pistë:

Nëse do të udhëheqin garën apo do të dalin jashtë piste”.

“Janë të paparahsikueshëm. Për fat nuk bëjnë aksidente mes tyre, siç ndodh shpesh me skuadrat e tjera, por bëjnë gabime foshnjarake, që shpesh me befasojnë. Unë mendoj se Frederic Vasseur po bën një punë të mirë deri më tani me Ferrarin”, tha Ralf Schumacher.

“Skuadra po rritet dhe u paraqit më mirë në pjesën e dytë të sezonit.

Gjithsesi, makinën italiane nuk e shoh si rivalen më të afërt të Red Bull edhe pse duhet të shoh testet e para për të dhënë një gjykim më të saktë. Shpresoj që Leclerc e Sainz të gabojnë sa më pak”, tha Ralf Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat