Ferrari merr vendimin për të ardhmen e Charles Leclerc

Formula 1

Ferrari merr vendimin për të ardhmen e Charles Leclerc

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:13
Charles Leclerc

Historia mes pilotit monogask Charles Leclerc dhe Ferrari do të vijojë përtej vitit 2024, kur dhe skadon kontrata aktuale.

Skuadra italiane, ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me pilotin 26-vjeçar.

Në postimin e hedhur në rrjetet sociale, konfirmohet vetëm nënshkrimi i kontatës së re, pa bërë me dije detaje të tjera. Për pasojë, nuk dihet se për sa sezone të tjera do të qëndrojë Leclerc me “kokëkuqen””.

Ai garon që prej vitit 2019 me Ferrari dhe në këto 5 sezone në Formula 1 ka arritur 5 fitore në 102 gara, duke u ngjitur 30 herë në podium dhe siguruar 23 “pole position”. Kështu, Leclerc do të avzhdojë bashkëpunimin, duke besuar të projekti i ri.

“Jam i lumtur që do të vazhdoj të pilotoj Ferrarin edhe në sezonet e ardhshme.

Besoj se më e mira nuk ka ardhur ende dhe mezi pres të fillojë këtë sezon për të provuar ta bëj skuadrën të përparojë më tej dhe të na vendosë një pozicion për të qenë konkurrues në çdo garë”, tha Leclerc.

Më tej, monogasku shtoi: “Ëndrra ime mbetet të fitoj titullin me Ferrarin dhe jam i sigurt se në vitet që na presin së bashku do të jemi në gjendje të marrim një kënaqësi të madhe dhe t’u japim tifozëve diçka për t’u gëzuar”.

Mendohet se Leclerc ka nënshkruar deri në vitin 2029 me Ferrari. Gjithashtu, ai pritet të paguhet 31 milionë euro në sezon, 6 më shumë se rroga aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat