Kështu do të quhet njëvendëshja e kuqe në botërorin e ardhshëm

Formula 1

Kështu do të quhet njëvendëshja e kuqe në botërorin e ardhshëm

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:47
Ferrari

Ferrari ka zbuluar emrin e ri të njëvendëshes së kuqe me të cilën do të konkurrojë në botërorin 2024. SF-24 do të quhen makinat me të cilat do të garojnë dy pilotët e Ferrarit, Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz.

Asnjë surprizë apo revolucion tek Ferrari në lidhje me emrin e makinës njëvendëshe që do të garojë në kampionatin e ardhshëm të Formula 1.

Në Maranello kanë vendosur të ecin në drejtimin e vazhdimësisë, duke zbuluar se makina e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të quhet SF-24, sigla e Skuadrës së Ferrarit për 2024.

"Viti i ri, emër i ri", është slogani i Ferrarit. Kuqja do të prezantohet zyrtarisht, ndoshta vetëm online, të hënën më 13 shkurt.

“Ekipi ka zgjedhur një emër në vazhdimësi me traditën e fundit, e cila ka karakterizuar pothuajse tërësisht epokën hibride të Formula 1 dhe që përfshin siglën SF, që përkon me emrin Skuadra Ferrari.

Kjo formulë debutoi në SF15-T në 2015, viti i dytë i epokës hibride të Formula 1, dhe u braktis vetëm një herë, në vitin 2022, kur makina festoi me emrin F1-75, 75 vjetorin e krijimit të shoqërisë. Leclerc dhe Sainz do të debutojnë me makinën e re SF-24 në kampionatin e ardhshëm që nis më 13 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat