Sainz i thotë “lamtumirë” Ferrarit

Formula 1

Sainz i thotë “lamtumirë” Ferrarit

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 12:14
Sainz

Ardhja e Lewis Hamilton te Ferrari do të thotë se nuk ka më vend për Carlos Sainz në Maranello.

Një pilot solid, i cili në këto tre vite me makinën e kuqe është vlerësuar nga e gjithë skuadra edhe pse tifozët nuk e kanë ndarë gjithmonë menaxhimin e tij në raport me atë të Charles Leclerc.

Një aspekt që megjithatë nuk ndikon në punën e Sainz, gjithmonë profesional dhe asnjëherë jashtë linjës. I aftë për t’u imponuar me një udhëheqje të qetë dhe një vizion strategjik të ftohtë kompjuterik, i cili e lejoi atë të ishte i vetmi pilot që të ndërpresë ciklin e fitoreve për Red Bull në 2023.

“Pas lajmeve të sotme, unë dhe skuadra Ferrari nuk do të vazhdojmë bashkë në fund të vitit 2024. Kemi ende një sezon të gjatë përpara dhe, si gjithmonë, do të jap gjithçka për ekipin dhe tifozët në mbarë botën.

Lajmet për të ardhmen time do t’i shpallim kur të vijë koha”, ishte mesazhi i spanjollit në rrjetet sociale.

Në këtë pikë hapen skenarë interesantë për Sainz. I pari është natyrisht Mercedes, në atë që duket të jetë një shkëmbim vendesh mes tij dhe Hamiltonit. As piloti i dytë i Red Bull nuk është konfirmuar zyrtarisht për vitin 2025, por të jesh partneri i Max Verstappen sigurisht që nuk është roli më i lehtë që mund të marrësh përsipër. Për spanjollin, një e ardhme në vitin 2025 mund të jetë makina Aston Martin ose Sauber (i cili do të quhet Audi në 2026).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat