Hamilton: Ja pse u largova nga Mercedes për të garuar me Ferrari

Formula 1

Hamilton: Ja pse u largova nga Mercedes për të garuar me Ferrari

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 12:24
Lewis Hamilton

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, britaniku Lewis Hamilton, do të garojë me Ferrari duke nisur nga viti 2025.

Ai nënshkroi një kontratë disavjeçare me “kokëkuqen”, duke lënë Mercedes, makinë me të cilën fitoi 6 tituj kampionë.

Piloti britanik, në një postim në rrjetet sociale, ka komentuar për herë të parë këtë lëvizje.

Një transferim që befasoi të gjithë dhe tronditi jo vetëm botën e Formula 1 por të gjithë sportin.

“Kam kaluar 11 vite të pabesueshme me Mercedes dhe jam shumë krenar për atë që kemi arritur së bashku.

Mercedes ka qenë pjesë e jetës sime që kur isha 13 vjeç.

Është një vend ku jam rritur,

kështu që vendimi për t’u larguar ishte një nga më të vështirat që më është dashur të marr ndonjëherë”, tha Hamilton.

“Ka ardhur koha për të ndërmarrë këtë hap dhe jam i emocionuar të përballem me një sfidë të re. Do të jem përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme të familjes sime Mercedes, veçanërisht Toto për miqësinë dhe udhëheqjen e tij”, u shpreh më tej piloti britanik.

Në fund, Hamilton thotë: “Dua ta përfundoj karrierën time me Mercedes me një rezultat pozitiv. Unë jam 100% i përkushtuar për të ofruar performancën më të mirë të mundshme këtë sezon dhe për ta bërë vitin tim të fundit me “Shigjetat e Argjendta” një sezon për t’u mbajtur mend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat