Së bashku te Ferrari

Formula 1

Së bashku te Ferrari

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 17:01
Charles Leclerc e Lewis Hamilton

Piloti më i suksesshëm dhe ai i të ardhmes në Formula do të jenë në një skuadër, duke filluar nga viti 2025. Hemilton dhe Lëklerk në kokurrim me një Ferrari nuk premtojnë një bashkëjetesë të lehtë. Të dy janë ambiciozë dhe nuk hapin rrugë kollaj.

Megjithatë përzierja e talenteve mund t'i bëjë tifozët të ëndërrojnë.

Eshtë e lehtë për të ëndërruar me një çift si Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc.

Nga njëra anë është piloti më i suksesshëm në historinë e F1, në ndjekje të titullit të tij të tetë, nga ana tjetër, piloti i ri i të ardhmes. Së bashku ata përfaqësojnë një përzierje talenti, shpejtësie, përvojë dhe karizëm.

Por nuk do të jetë e lehtë që këta dy pilotë të afrohen me njëri-tjetrin.

Sidomos nëse Ferrari ka një makinë të aftë për të luftuar për Kampionatin Botëror në vitet e ardhshme.

Historia e Ferrarit dhe F1 është plot me precedentë që i ngjajnë kësaj, me të gjitha rreziqet që lidhen me bashkëjetesën e dy super pilotëve. Hamiltoni u shpreh se ishte një zgjedhje romantike.

Në ditët e sotme çdo pilot herët a vonë, magjepset nga “makina e kuqe”, e të gjithë kampionët e botës nuk i kanë shpëtuar tundimit të së kuqes.

Fitimi i një titulli me Ferrarin - i teti në rastin e tij - do ta bënte anglezin një legjendë absolute. Dhe do të përfaqësonte, në mënyrë të pashmangshme, skenarin fitues të Oskarit të një filmi hollivudian.

Por vendosja e Leëis përkrah Charles është një tjetër nga pikat e diskutueshme të çështjes. Nuk do të jetë një bashkëjetesë e lehtë, edhe pse të dy ndajnë një dashuri për muzikën, modën, sportet ekstreme dhe janë fqinjë në Monte Carlo.

Do të jetë interesante të shihet se si do të reagojnë të gjithë protagonistët e prekur nga historia, duke filluar nga testet e para parasezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat