Sainz thumbon Ferrarin

Formula 1

Sainz thumbon Ferrarin

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:34
Carlos Sainz

Martesa mes Lewis Hamilton dhe Ferrari për vitin 2025 ka dy humbës: Mercedes, i cili do të humbasë pikën e tij të referimi dhe Carlos Sainz, i cili e gjen veten pa ekip.

Me përjashtim të rrethanave të paparashikuara, spanjolli duhet të jetë në këtë gjendje për një kohë të shkurtër:

Ekipet i kanë të gjithë sytë tek Sainz, pasi është ndër pjesët e çmuara në tregun e pilotëve të Formula 1.

Një treg ku ai nuk do të kishte dashur të ishte (Sainz e ka shprehur vazhdimisht dashurinë e tij për “kokëkuqen”), por drejtori i ekipit Frederic Vasseur i kishte shpjeguar tashmë javë më parë se, përballë mundësisë për të marrë Hamiltonin, ai do të ishte sakrifikuari.

“Jam mirë, jam i qetë dhe po punojmë për të ardhmen, por mbi të gjitha për atë që na pret. Ky është një vit shumë i rëndësishëm, i fundit me makinën Ferrari dhe dua të marr më të mirën e mundshme. Po stërvitem që të përgatitem sa më mirë dhe të jap gjithçka”, janë fjalët e spanjollës për “Sky Sport”.

“I zhgënjyer? E dija dhe i pashë gjërat para të gjithëve, isha i përgatitur. Por dua të mendoj vetëm për këtë sezon, për të bërë më të mirën për Ferrari në këtë kampionat. Jam një kalorës që çdo vit jam bërë gjithnjë e më i fortë, nuk kam bërë hapa mbrapa por vetëm përpara në karrierën time dhe po vazhdoj të rritem”, vijoi Sainz.

“Do të jem 30 vjeç këtë vit, por ndihem më i ri dhe më i motivuar se kurrë. E di se cila është vlera ime si pilot dhe e di që do të ketë gjëra të mira në të ardhmen, por këtë vit dua të bëj më të mirën time me Ferrarin”, tha spanjolli.

“Nuk është gjëja më normale të fillosh një sezon të ri, por sapo të vendos kokoren në Bahrein dhe të futem në pistë, të jeni të sigurtë se do të mendoj vetëm për të ecur sa më shpejt. Dhe, nëse ka shansin për t’u bërë kampion bote, do të përpiqem ta shfrytëzoj”, tha Carlos Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat