Horner nën akuzë

Formula 1

Horner nën akuzë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 16:41
Christian Horner

Stuhi te Red Bull me akuza ndaj drejtorit të ekipit Christian Horner të cilat kanë tronditur skuadrën austriake.

Horner është në qendër të një hetimi, të nisur menjëherë nga ekipi dhe të kryer nga një avokat i pavarur i caktuar për të shqyrtuar akuzat kundër tij, për dërgimin e “imazheve intime” tek një punonjëse e ekipit.

Në momentin e vështirësisë më të madhe, britaniku 50-vjeçar u mbështet nga gruaja e tij, Geri Halliwell, me një burim të afërt me ish-këngëtaren e Spice Girls që ka treguar për The Sun:

“Geri ishte në lot gjatë gjithë fundjavës ndërsa kujdesej për fëmijët e saj. Ajo këmbëngul se Christian nuk bëri asgjë të keqe”.

Në media të ndryshme ndërkombëtare flitet për “sjellje të papërshtatshme ndaj një punonjëse të ekipit të garave”, sipas gazetës gjermane Bild dhe gazetës britanike The Times, ankesa ka ardhur nga një punonjëse e ekipit, e cila ka marrë imazhe intime të Hornerit në celularin e saj.

Detajet që dalin, edhe nëse duhet ruajtur prezumimin e pafajësisë, do ta kishin shtyrë skuadrën të reflektonte për të ardhmen e menaxherit. Por ka nga ata që mendojnë se mund të jetë edhe një larje e brendshme hesapesh.

Sipas thashethemeve, Christian Horner i është kërkuar të bëjë një hap prapa dhe të japë dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin. Vetë Horner ka mohuar gjithçka.

Luftë e brendshme apo jo, pozicioni i Horner është shumë i rrezikuar brenda Red Bull. Disa media tashmë po flasin se kush mund të jetë pasardhësi i tij.

Jonathan Wheatley është emri më i mundshëm pasi tashmë është drejtor sportiv i ekipit, kandidati tjetër është drejtori teknik Pierre Wache, i cili do të preferonte të qëndronte në sektorin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat