Ferrari e nderon Michael Schumacherin

Formula 1

Ferrari e nderon Michael Schumacherin

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 15:13
Michael Schumacher

Më 3 janar të vitit 2019, legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher, do të festojë 50-vjetorin e tij, edhe pse në kushte jo të zakonshme.

Për këtë arsye, në Muzeun “Ferrari” është krijuar një hapësirë për hapjen e një ekspozite në nder të 7 herë kampionit të botës.

Kjo është mënyra më e mirë, e gjetur nga “Kokëkuyqja” italiane, për të shprehur të gjithë mirënjohjen në drejtim të Schumacherit, që tashmë e ka gdhendur fort emrin e tij në historinë e kësaj skuderie të Formulës 1.

Në 11 sezone me Ferrarin, periudha 1996-2006, piloti gjerman fitoi 5 tituj për pilotë radhazi, në periudhën 2000-2004, ndërkohë që ndihmoi edhe skuadrën italiane të fitojë 6 tituj për konstruktorë.

Në Muzeun “Ferrari”, që do të quhet “Michael 50” dhe që hapet në bashkëpunim me fondacionin “Keep Fighting”, do të ekzpozohen të gjitha momentet e paharruara që 7 herë kampioni i botës ua dhuroi tifozëve të kësaj skuadre.

Por jo vetëm kaq. Në këtë ekspozitë do të tregohet edhe kontributi i madh i dhënë nga Michael Schumacher për zhvillimin e makinave GT, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Maranello, si pilot dhe si konsulent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat