Ky është futbollisti dhe formacioni i vitit në Kosovë

Futboll

Ky është futbollisti dhe formacioni i vitit në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 17:41
Arbër Zeneli

Epiteti i futbollistit më të mirë i takoi Arbër Zenelit, reprezentues i Kosovës dhe anëtar i Heerenvenit të elitës holandeze. Zgjedhja e më të mirëve u bë në hotel “Emerald” në Prishtinë, në prani e shumë mysafirëve nga sferat e ndryshme. Pa dyshim se ka qenë një vit më suksese, sidomos i Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve, e cila u ngjit një rang më lart përkatësisht në Divizionin C. “E kam ëndërruar një çmim të tillë. Falënderojë bashkëlojtarët te Kosova dhe Heerenveeni, tifozët Dardanët, por në veçanti Fadil Vokrrin pa të cilin nuk do të ishim këtu”, ka thënë Zeneli. Xhevdet Shabani, lojtari i Dritës, është shpallur futbollisti më i mirë i Superligës. Ai u zgjodh nga votat e 20 redaksive të sportit në Televizionet, Radiot, Gazetat dhe Portalet. Bekim Isufi është shpallur trajneri më i mirë, i cili arriti suksese të mëdha me Dritën e Gjilanit, duke u shpall kampion të Kosovës, kurse Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha kanë ndarë çmimin për golashënuesin më të mirë të Superligës, me nga 13 gola. Që të tretë treguan lojëra të mira dhe janë më meritorët për sukseset që shënuan klubet e tyre gjatë vitit.

Formacioni i vitit në Superligë:

1. Visar Bekaj

2. Armened Thaqi

3. Armend Dallku

4. Leotrim Bekteshi

5. Yll Hoxha

6. Hamdi Namani

7. Endrit Krasniqi

8. Xhevdet Shabani

9. Mendurim Hoti

10. Festim Alidema

11. Kastriot Rexha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat