Cutrone kërkon falje: Ishte një keqkuptim

Futboll

Cutrone kërkon falje: Ishte një keqkuptim

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:21
Patrick Cutrone

Patrick Cutrone i ka kërkuar falje trajnerit të Milan Gennaro Gattuso si dhe skuadrës pas reagimit të ekzagjeruar për zëvendësimin. 

Sulmuesi nuk e mori mirë zëvendësimin gjatë barazimit 0-0 ndaj Bologna-s të martën në mbrëmje. 

“E di që kam gabuar, kështu që i shpjegova trajnerit se ishte një keqkuptim,” shprehet Cutrone për calciomercato.com. 

“I kam kërkuar falje atij dhe të gjithë skuadrës. Isha i zemëruar dhe ishte një keqkuptim. 

“Ishte faji im, por çdo lojtar do të jetë në fushë dhe dëshira ime ishte të jepja një kontribut më të madh për ekipin.”

Kuqezinjtë kanë barazuar 0-0 dy ndeshjet e fundit të Serie A, por mbeten në vend të katërt.

“Mbetemi të bashkuar në këtë moment të vështirë. Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e radhës ndaj Fiorentina-s.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat