Trajneri i njohur: Pse po e kritikoni Lukakun, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë

Futboll

Trajneri i njohur: Pse po e kritikoni Lukakun, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 19:25
Romelu Lukaku

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku është kritikuar padrejtësisht për paraqitjet e tij këtë sezon, thotë trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

25-vjeçari ka shënuar vetëm gjashtë gola në të gjitha garat në sezonin 2018-19.

Pavarësisht nga betejat e tij me klubin, Lukaku është një pjesë e rëndësishme e Belgjikës së Martinez, pasi ka shënuar 14 gola në shumë ndeshje në vitin 2018.

“Njerëzit po e vlerësojnë negativisht Lukakun”, tha Martinez për The Sunday Times.

“Por Lukaku është gati për atë sfidë, ai kurrë nuk do të fshihet dhe e kupton atë që pritet prej tij.

“Për Belgjikën, ai ka treguar se është një nga numrat 9 më të mirë në botë dhe unë nuk e kuptoj pse ai është duke u trajtuar në një mënyrë që ai nuk e meriton”, përfundoi tekniku i Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat