Roma gjen zëvendësuesin e Patrick Schick

Futboll

Roma gjen zëvendësuesin e Patrick Schick

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:20
Patrick Schick

Roma duket se po përgatitet që ta lirojë Patrick Schick, dhe për të ka gjetur një zëvendësues.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, po shikon që ta transferojë sulmuesin Mitchy Batshuayi gjatë afatit të janarit, shkruan “Gazetta dello Sport”.

“Giallorossi” janë të gatshëm që ta dërgojnë në huazim Patrick Schick tek skuadra e Sampdorias, me shpresë që i riu ta gjej vetën diku tjetër.

Kësisoj, ata duan ta afrojnë sulmuesin i cili aktualisht paraqitet me Valencian, Mitchy Batshuayi, i cili ka ngecur me rrugën e golit gjatë këtij sezoni.

Kujtojmë se kartonin e reprezentuesit belg e posedon skuadra londineze e Chelseat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat