Zhvillime të papritura rreth të ardhmes së Ribery

Futboll

Zhvillime të papritura rreth të ardhmes së Ribery

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 08:13
Franck Ribery

Zhvillime të papritura rreth së ardhmes së Franck Ribery te Bayern Munich.

Mesfushori francez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me skuadrën kampione të Bundesligës.

Ditëve të fundit ka pasur shumë lajme rreth një interesimi të Galatasaray për ish reprezentuesin e Francës, ofertë kjo e refuzuar nga Bayern Munich.

Sipas ‘Goal.com’, Bayern Munich tani janë të interesuar t’i hapin derën e rinovimit Ribery, kontrata aktuale e të cilit përfundon në qershor të vitit 2019.

Bayern Munich pritet t’i ofrojë kontratë një vjeçare 35 vjeçarit.

Ribery është pjesë e Bayernit që nga viti 2007, dhe në 262 paraqitje në Bundesligë ka shënuar 84 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat