Brescia fiton me golin e mesfushorit kuqezi!

Futboll

Brescia fiton me golin e mesfushorit kuqezi!

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:39
Emanuele Ndoj

Brescia ka mundur Cremonesen me rezultat 3:2 në një nga ndeshjet e luajtura (java e 17-të) në Serie B italiane dhe heroi i ndeshjes ishte futbollisti Emanuele Ndoj. Mesfushori i talentuar i Shqipërisë ka shënuar golin që vendosi fatet e ndeshjes dramatike, me një supergol në minutën e fundit të ndeshjes. Goli i parë sezonal për 22-vjeçarin shqiptar, i cili tashmë duhet marrë shumë seriozisht nga Christian Panucci, sepse nuk është më një fëmijë dhe po bën gjëra të mëdha te Brescia, duke treguar se është gati të luajë titullar te Shqipëria. Ndoj po mahnit dhe vlera e tij në treg po rritet çdo muaj. Brescia është në vend të dytë me 31 pikë, kurse Cremonese është i 13-ti me 19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat