Pirlo: Rino meriton të qëndrojë te Milani

Futboll

Pirlo: Rino meriton të qëndrojë te Milani

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:53
Pirlo: Rino meriton të qëndrojë te Milani

Andrea Pirlo beson se ish-shoku i tij i ekipit te Milani, Gennaro Gattuso do të vazhdojë të jetë në stoli e kuqezinjve në San Siro. 

“Ai meriton të qëndrojë, ai po bën gjithçka që mund të bëjë.”

Kjo deklaratë ka ardhur pikërisht tani, ndërsa pozicioni i tij është shumë i pasigurt, pasi kanë realizuar 5 ndeshje pa fitore, por Pirlo bën të qartë që askush s’do mund të bënte diçka më të mirë në rrethanat aktuale.

“Nuk kam asnjë dyshim, Rino meriton të qëndrojë te Milani”.

“Ai po bën gjithçka që është e mundur duke parë situatën e komplikuar, kështu për mua Gattuso do të qëndrojë te Milan”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat