Vendos Agnelli – Sakrifikon tre yje për Paul Pogban

Futboll

Vendos Agnelli – Sakrifikon tre yje për Paul Pogban

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 00:17
Paul Pogba

Paul Pogba vijon të jetë ëndrra e vërtetë e merkatos së dimrit për Juventus dhe mbase është edhe më konkretja për momentin, duke konsideruar faktin që drejtuesit bardhezinjë po punojnë prej kohësh në pistën e francezit, me ndihmën e menaxherit të kampionit të botës, Mino Raiola.

Francezi mund të rikthehet me vrap në Torino dhe Manchester United mund të vendosë ta lërë të lirë, por vetëm në rast se vjen një ofertë e konsiderueshme shkruan Telesport.

Kështu, pengesa e parë për të kapërcyer për të riparë Pogba te Juve janë pikërisht kostot e transaksionit, që mes kartonit dhe pagës do të ishin vërtetë të konsiderueshme.

Për këtë arsye, sikruse raporton “Raisport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë një plan të ri surprizues, të shesin tre emra të mëdhenj nga kontigjenti bardhezi, për të krijuar fondin e nevojshëm për rikthimin e Pogba në Torino. Tre sakrifica që do të gjeneronin 80 milionë euro në total.

I sakrifikuar i parë në listë është Sami Khedira, që tashmë ka dalë nga radari i formacionit titullar të Juventus. Gjermani nuk ka më garanci në aspektin fizik dhe nga shitja e tij Juventus mund të gjenerojë rreth 15 miionë euro. Por shitja surprizë dhe e dhimbshme është ajo e të dytit në listë, me një vlerë rreth 40 miionë euro.

Plani për të mbërritur te Pogba mund të përfshijë edhe shitjen e Blaise Matuidi, pavarësisht se francezi po bën mirë te Juventus. Një sakrificë e madhe, por e domosdoshme për të mbërritur te francezi tjetër.

Me shsitjen e Matuidi, Juventus do të arkëtonte 40 milionë dhe gjithashtu do të lironte një vend në mesfushën e formacionit bardhezi, për të krijuar hapësirën e nevojshme për Pogba.

Në përfundim, ermi i tretë në listën e sakrificave të bardhezinjve, është ai i Medhi Benatia, me shitjen e të cilit “Zonja e Vjetër” do të arkëtonte 25 milionë euro.

Marokeni dëshiron të luajë më shumë dhe mund të jepet në huazim që në janar, duke konsideruar faktin që në gjurmët e tij janë vënë tashmë shumë klube të rëndësishme si Marseille, Schalke dhe Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat