Shaqiri bën deklaratën e fundvitit për Liverpool-in

Futboll

Shaqiri bën deklaratën e fundvitit për Liverpool-in

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 10:58
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri insiston se Liverpooli mund ta përballojë presionin e të qenit favorit për ta fituar titullin e Premierligës.

Liverpooli aktualisht është në krye të tabelës me 54 pikë, shtatë më shumë se Manchester City.

“Presioni është çdo kund në jetën tuaj, po ashtu edhe në futboll, gjithmonë ka presion”, ka thënë Shaqiri.

“Kur je i pari në tabelë të gjithë vijnë pas teje, të gjithë dëshirojnë të të mposhtin, kështu që çdo lojë është e vështirë. Ne thjeshtë duhet të vazhdojmë, të qëndrojmë në nivelin më të lartë”.

“Jam i sigurt që mund të vazhdojmë, mirëpo është një rrugë e gjatë nëse do të jemi të suksesshëm”.

Liverpooli luan si mysafir më 3 janar të vitit të ardhshëm ndaj Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat