Thyhet Marcos Llorente

Futboll

Thyhet Marcos Llorente

Më: 1 janar 2019 Në ora: 20:18
Marcos Llorente

Marcos Llorente do të mungojë dy deri në tri javë.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen në faqen zyrtare, duke treguar se mesfushori spanjoll ka probleme muskulore.

Ai do të jetë një mungesë e madhe për Santiago Solarin, pasi ka qenë një pikë kyçe në javët e fundit, në mungesë të Casemiros.

Ky nuk është aspak një lajm i mirë për Madridin, që tani hyn në orarin më të ngjeshur të sezonit, pasi mund t’i luajë mbi 10 ndeshje vetëm në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat