FFK-ja që i doli në ballë Serbisë! Rexha në vitin 1995 me shumë shokë!

Futboll

FFK-ja që i doli në ballë Serbisë! Rexha në vitin 1995 me shumë shokë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2019 Në ora: 17:26
 Në foto janë: rendi i parë nga e majta: Shyqeri Gashi, Jakup Berisha, Rexhep Abdullahu (i ndjerë), Naim Besimi dhe Abdurrahman Islami. Rendi i dytë nga e majta: Faruk Domi, Murat Kryeziu dhe Adem Qokallaj. Rendi i tretë nga e majta: Muharrem Musliu, Bajram Neziri, Ajet Shosholli dhe Bakir Burri.

Kosova si gjithmonë ka pasur shumë trima, kush me penë, kush me pushkë, e kush me mjete financiare por edhe me mjete tjera, i dolën Zot atdheut në vitet e 90-ta. Për të qenë në krye të shtëpisë më të madhe të futbollit përkatësisht në Federatën e Futbollit të Kosovës, u desh të jesh edhe trim, kur kihet parasysh represioni i okupatorit serbian!

Në vitin 1991 e deri në 1993 kryetar i parë i FFK-së ka qenë Agim Bytyqi, një burrë dhe patriot i madh, pastaj në vend të tij ka ardhur një trim tjetër, Rexhep Abdullahu. Rexha (i ndjeri) ka qenë kryetar i FFK-së deri në vitin 2000!   

Një njeri që dha shumë krahas Rexhës dhe që ka qenë emblemë e FFK-së, i papërsëritshmi Bajram Neziri, i cili ka punuar në administratë dhe asnjëherë nuk ju dridh zemra nga bandat serbe!  Në foto janë: rendi i parë nga e majta: Shyqeri Gashi, Jakup Berisha, Rexhep Abdullahu (i ndjerë), Naim Besimi dhe Abdurrahman Islami.

Rendi i dytë nga e majta: Faruk Domi, Murat Kryeziu dhe Adem Qokallaj. Rendi i tretë nga e majta: Muharrem Musliu, Bajram Neziri, Ajet Shosholli dhe Bakir Burri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat