Lucas Paqueta mund të konsiderohet lojtar i Milanit.
Skuadra e Milanit ka depozituar kontratën e futbollistit brazilian, Lucas Paqueta në Lega Calcio, para se të zyrtarizojë transferimin e brazilianit.
21 vjeçari te Milan transferohet nga skuadra braziliane, Flamengo.
Marrëveshja për transferimin e tij është arritur që në muajin tetor të vitit të kaluar, dhe kalimin i tij në ‘San Siro’ do të finalizohet tani.
Paqueta mund të debutojë te Milan në Superkupën e Italisë, në sfidën e 16 janarit që luhet në Arabinë Saudite.